Çfar e shkakton ndryshimin e ngjyrës së dhëmbit?
Ekzistojnë disa shkaktarë. Më të shpeshtit janë mosha dhe konsumimi i substancave me ngjyrë siç janë kafja, çaji, kola, duhani, vera e kuqe, etj.
Gjatë formimit të dhëmbit, nëse përdoret tetraciklina, disa antibiotikë apo fluorizimi i tepruar mund të shkaktojnë ndryshime të ngjyrës së dhëmbit.
Kush mund të përfitojë nga zbardhja e dhëmbëve?
Pothuajse çdokush. Megjithatë, trajtimi mund të mos jetë efektiv për disa në krahasim me të tjerët. Dentisti juaj mund të vendos nëse jeni ju kandidat i duhur me anë të ekzaminimit oral dhe caktimit të nuancës së dhëmbit.
A është zbardhja e dhëmbëve e sigurtë?
Po. Hulumtimet e shumta si dhe studimet klinike tregojnë që zbardhja e dhëmbëve nën mbikëqyrjen e dentistit është e sigurt.
Në fakt, shumë dentistë e konsiderojnë zbardhjen procedurën më të sigurt kozmetike dentare. Zoom! nuk rekomandohet për fëmijët nën moshën 13 vjeçare, shtatzënat dhe nënat në laktacion.
Çka është procedura Zoom! e zbardhjes së dhëmbëve?
Sa zgjasin rezultatet?
Duke ndjekur këshillat e thjeshta të pas zbardhjes, dhëmbët tuaj do të jenë çdoherë më të bardhë se më parë. Që dhëmbët tuaj të duken të bukur, ne rekomandojmë përdorimin e perit, larjen dy herë në ditë, dhe sipas nevojës kujdesin shtëpiak me Zoom! Weekender apo xhelin Nite White. Këto janë prodhime profesionale të krijuara për të mbajtur dhëmbët tuaj sa më të bardhë. Këto preparate janë në dispozicion vetëm nga dentisti juaj.
Si funksionon Zoom!procedura?
Xheli zbardhues i aktivizuar me dritë ka përmbajtjen e Peroksidit të Hidrogjenit. Në momentin kur Peroksidi i Hidrogjenit shpërbëhet, oksigjeni futet në smalt dhe dentinë, duke zbardhur substancat ngjyruese deri sa struktura e dhëmbit mbetet e pandryshuar.
Drita e Zoom! ndihmon në aktivizimin e peroksidit të hidrogjenit dhe ndihmon në depërtimin e e sipërfaqes së dhëmbit. Një studim ka treguar se përdorimi i dritës Zoom! shton efikasitetin e Zoom! xhelit në 26% ose më shumë, duke dhënë një përmirësim mesatar prej tetë nuancash*.
Çfarë përjeton një pacient gjatë procedurës Zoom në ordinancë?
Gjatë procedurës, pacienti rehatshëm mund të shikojë televizion apo dëgjojë muzikë. Personat me refleks të theksuar për vjellje ose anksiozët mund të kenë vështirësi gjatë gjithë procedurës.
Si kontrollohet ekspozimi nga drita e Zoom!?
Procedura Zoom! kërkon që të gjitha indet e buta në brendi apo jashtë gojës të mbrohen. Dentisti duhet të monitorojë procedurën për tu siguruar që ndonjë pjesë e lëkurës apo indeve të jetë e izoluar mirë gjatë procedurës. Syzat mbrojtëse janë të nevojshme gjatë procedurës.
Personat e ndjeshëm në dritë, duke përfshirë edhe ata me terapi me PUVA (Psoralen+UV radiacion) apo fotokemioterapi, ose pacientët me melanoma, nuk duhet të kalojnë nëpër procedurën e Zoom! In-Office. Poashtu, edhe pacientët me terapi të barnave të ndjeshme nga drita, duhet të konsultojnë mjekun e tyre të përgjithshëm përpara procedurës. Çdokush që është i pa përshtatshëm për zbardhjen me Zoom! In-Office është kandidat i mirë për Zoom! Take-Home
Studimet tregojnë që zbardhja e dhëmbëve me Zoom nën kujdesin e dentistit është e sigurtë.