Të dhënat e mëposhtme paraqesin listën e të drejtave të cilat ju si pacient i posedoni në ordinancën dentare:

Një standard të lartë të kujdesit, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, etnike, gjininë, fenë, moshën ose aftësinë.
Që do të trajtoheni me respekt dhe mirësjellje të lartë profesionale, sjellje etike dhe morale nga dentisti juaj.
Qasje të plotë dhe informacion të azhuruar në lidhje me shëndetin tuaj dentar dhe mundësitë e trajtimit. Kjo përfshin të mësuarit e rreziqeve, përfitimet dhe alternativat përpara se ju të bini dakord për të vazhduar. Ju gjithashtu keni të drejtë për të mësuar se si shëndeti juaj dentar do të preket në qoftë se ju zgjedhni për për të mos pasur fare trajtim.
Për të mësuar se çfarë dentisti juaj konsideron si plan optimal të trajtimit për nevojat tuaja.
Për të marrë një vlerësim të pagesës për të gjithë trajtimin, dhe për të pyetur nëse mund të zvogëlohet plani i trajtimit për t’u adaptuar me financat dhe kohën tuaj.
Të refuzoni ndonjë trajtim, duke përfshirë edhe trajtimin që është tashmë në zhvillim e sipër.
Që trajtimi të përfundojë në kohën efikase dhe të duhur .
Të kërkoni ndihmë në rast të një emergjence të dhëmbëve.
Që të ndiqen të gjitha protokollet e përshtatshme të infeksionit dhe sterilizimit .