Shumë nga prindërit të ushqyerit e nisin me një refren: “Nis haje këtë – të bën mirë!” Ekziston edhe një qortim i preferuar i prindërve në lidhje me ushqimin: “Mos e ha atë – do ti prishë dhëmbët!” Sot më shumë se kurrë jemi të ballafaquar me një zgjedhje hutuese të ushqimeve, nga ushqime të freskëta, shujta të sheqerosura dhe ushqime të shpejta. Se çfarë ne hamë dhe koha kur hamë mund të ndikojë jo vetëm në shëndetin e trupit tonë, por edhe në shëndetin tonë oral.
Dieta ditore dhe kariesi
Ndonëse përqindja e kariesit ka rënë, në veçanti në mes disa fëmijëve, kariesi i dhëmbit mbetet një problem për disa adoleshentë dhe të rritur. Kjo ndodh për shkak se pllaku, cipa ngjitëse nga bakteret, në mënyrë konstante formohet në dhëmbët tonë. Kur ne hamë ushqime ose pimë lëngje të cilat përmbajnë sheqer ose amidon, bakteret prodhojnë acide të cilat sulmojnë smaltin e dhëmbit. Ngjitshmëria e pllakut i mban acidet e dëmshme të ngjitura për dhëmbi, të cilat pastaj shkaktojnë paraqitjen e kariesit.

Shprehitë e dëmshme ushqyese
Disa nga shprehitë ushqyese mund të shkaktojnë dëm të madh në trupin dhe dhëmbët tuaj. Për shembull, shujtat e shpeshta gjatë ditës mund të risin rrezikun për paraqitje të kariesit. Pirja e lëngjeve të gazuara dhe kafshatat e ushqimeve të shpejta rrisin shkallën e sulmit të acideve në smaltin e dhëmbit. Ngrënia e pakontrolluar dhe e shpeshtë mund të bëjë të njëjtën gjë.

Çrregullimi i të ushqyerit Bulimia Nervosa jo vetëm që dëmton shëndetin e përgjithshëm por gjithashtu është shkatërruese edhe për dhëmbët. Ajo përfshin dëshirën e përsëritur për ngrënie pasuar nga vjellja e vetëdëshiruar, mosngrënia dhe përdorimi i laksativëve, diuretikëve apo tabletave për dietë.

Ngrënësit e pangopur konsumojnë shumë shpejt sasi të mëdha të ushqimit. Megjithëse kjo përkohësisht mund të zbut urinë, zemërimin, brengat ose edhe ndjenjat tjera, ngrënia e tepërt mund të shkaktoj dhimbje në stomak dhe shqetësim për shtim në peshë.

Sistemi digjestiv përmban acide të fuqishme të cilat copëtojnë ushqimin. Kur vjellja bëhet me vetëdëshirë për ta larguar ushqimin nga lukthi, këto acide sulmojnë smaltin e dhëmbit. Vjellja e përsëritur mund të gërryej ashpër smaltin e dhëmbit. Me kalimin e kohës, dhëmbët e nënshtruar ndaj acideve të lukthit mund të zhveshen dhe të duken të duken të tejdukshëm. Goja, fyti dhe gjëndrat e pështymës mund të ënjten dhe të shfaqin dhimbje. Mund të paraqitet edhe era e keqe.

Anorexia Nervosa është një çrregullim tjetër serioz i të ushqyerit që është i dëmshëm për dhëmbët si dhe tërë organizmin. Karakterizohet me frikë të madhe nga shtimi në peshë, dëshira për tu dukur hollë dhe nga pamundësia për mbajtur peshën normale minimale për peshën dhe gjatësinë e duhur.

Njerëzit me Bulimi ose Anoreksi nuk marrin sasi të mjaftueshme të mineraleve, vitaminave, proteinave dhe lëndë ushqyese tjera të nevojshme për shëndet të mirë. Kjo lloj ‘diete’ prek tërë organizmin, duke i’a humbur energjinë që i nevojitet dhe duke shkaktuar dëmtime të rënda në dhëmbët, muskujt dhe organeve tjera të rëndësishme.

Buzëqeshje e shëndoshë
Për të pasur një buzëqeshje të shëndoshë, zvogëloni shujtat e zbrazëta dhe hani ushqime të shëndetshme, mirë të balancuara të përbëra nga grupet kryesore të ushqimeve:

buka ose drithërat,
pemët,
perimet,
mishi, peshku ose alternativat proteinike,
qumështi, kosi ose djathi.
Dieta e harmonizuar përmban shumëllojshmëri ushqimesh të cilat i japin trupit tuaj të gjitha përbërësit që i nevojiten.

Lani dhëmbët me brushë dy herë në ditë me pastë dhëmbësh me fluor. Zgjedhni prodhimet që përmbajnë vulën e shoqatave stomatologjike. Pastroni një herë në ditë me pej nëmes dhëmbëve ose me pastrues tjetër interdental për të pamundësuar krijimin e pllakut. Kontrollo dhëmbët rregullisht te dentisti për një buzëqeshje që zgjat përjetësisht.