Luftëtari natyror i kariesitKarieset kanë qenë dukuri e pakëndshme dhe pashmangshme. Por gjatë dekadave të fundit, kariesi është zvogëluar në mënyrë të shpejtë. Shkaku: fluori. Fluori është mineral që ndodhet në të gjitha burimet e ujit, duke përfshirë edhe oqeanet. Studimet tregojnë se fluori jo vetëm që zvogëlon paraqitjen e kariesit te fëmijët dhe të rriturit, por edhe riparon stadet e hershme të prishjes së dhëmbit edhe atëherë kur shkatërrimi është i padukshëm.Fluori lokal dhe sistemikFluori merret në dy forma: lokale dhe sistemike. Fluori lokal mund të gjendet te pastat e dhëmbëve, shpërlarësit e gojës dhe në aplikimin e tij në ordinancën stomatologjike.Fluoridet sistemike janë ato që gëlltiten. Aty përfshihet uji i fluorizuar dhe fluori plotësues dietik në formë të tabletave, pikave ose drazheve. Fluoridet sistemike përfshihen në strukturën e dhëmbit të cilin e formojnë.Pakësimi maksimal i prishjes së dhëmbit arrihet kur fluoridet janë të aplikueshëm lokalisht si dhe në mënyrë sistematike. Fluorizimi i ujit mundëson të dyjat mënyra e ekspozimit.Fluorizimi i ujit për pije është jashtëzakonisht metodë efektive dhe e lirë për marrje të fluorit të nevojshëm për parandalim optimal të paraqitjes së kariesit. Fluorizimi i ujit për pije është vërtetuar se zvogëlon prishjen e dhëmbit si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit. Mirëpo, jo të gjithë jetojnë në bashkësi me burime të fluorizuara të ujit. Për këtë popullatë fluori është i disponueshëm në mënyra tjera.Shtojcat dietike të fluorit janë të mundshme vetëm me receta mjekësore dhe janë të caktuara për fëmijët nga 6 muaj deri 16 vjet të cilët jetojnë në regjione me ujë të pafluorizuar. Për efektivitet maksimal, suplementet fluoridike kërkojnë disiplinë afatgjate në bazë ditore.Dentisti juaj mund të ju përshkruaj dozën e duhur. Doza varet nga koncentrimi i fluorit natyral në ujin e pijshëm të fëmijës si dhe moshës së tij. Nëse niveli i fluorit në ujin e pijshëm shtëpiak nuk dihet, uji duhet të testohet për përmbajtjen e fluorit para se shtojcat fluoridike të përshkruhen. Për testim të përmbajtjes së fluorit, kontaktoni sektorin e shëndetësisë në nivel regjional ose shtetëror.Vëzhgimi i përdorimit të fluorit te fëmijëtPrindërit dhe kujdestarët tjerë duhet në mënyrë të kujdesshme të monitorojnë përdorimin e të gjitha prodhimeve dentare që përmbajnë fluor te fëmijët më të vegjël se 6 vjet, për shkak se gëlltitja e fluorit më shumë se sasia e rekomanduar për fëmijë është shoqëruar me rrezik të ndryshimit të ngjyrës tek dhëmbët në zhvillim dhe te ata të pa eruptuar. Apliko një sasi të vogël (sa bizelja) të pastës me fluor në brushën e fëmijës para çdo larje. Fëmija duhet të mbikëqyret që gjatë larjes ta largojë me shpëlarje pastën në vend që ta gëlltisë atë. Konsultohuni me dentistin ose mjekun e fëmijës tuaj nëse doni të përdorni pasta fluoridike për dhëmbë para se fëmija ti ketë mbushur 2 vjet. Duhet theksuar se përdorimi i shpëlarësve me përmbajtje fluori nuk këshillohet për fëmijë më të vegjël se 6 vjet për shkak të gëlltitjes së lëngut.