Çka është?
Era e keqe nga (kundërmimi) goja është ndjenjë e pakëndshme. Ajo njihet edhe si halitosis. Kundërmimi i keq mund të shfaqet nga koha në kohë, ose mund të jetë i përhershëm në varësi nga shkaktari.

Me miliona baktere jetojnë në gojën tuaj, posaçërisht në pjesën e pasme të gjuhës. Te shumica e njerëzve, këto baktere janë shkaktarët kryesorë të kundërmimit. Ngrohtësia e gojës, kushtet me lagështi janë ideale për rritjen e tyre. Më së shumti era e keqe shkaktohet nga ndonjë shkaktar që tashmë gjendet në gojën tuaj.

Disa lloje të erës së keqe konsiderohen të jenë normale. Ato zakonisht nuk paraqesin probleme shëndetësore. Një shembull mund të jetë “era e mëngjesit”. Kjo paraqitet për shkak të ndryshimeve në gojën tuaj gjatë kohës së gjumit. Gjatë ditës, pështyma shpërlan ushqimin e prishur bashkë me kundërmimin. Organizmi jonë prodhon më pak pështymë gjatë natës. Goja mbetet e thatë, dhe qelizat e vdekura ngjiten në gjuhë dhe në brendi të faqeve tuaja. Kur bakteret ushqehen me këto qeliza, prodhohet një erë e rëndë.

Veç kësaj, era e keqe mund të shkaktohet nga faktorët në vijim :

Higjena e dobët dentare – larja dhe përdorimi i rrallë i perit, që iu mundëson copave të ushqimit të kalben në brendi të gojës.
Infeksionet në gojë – Sëmundjet periodontale (të mishrave)
Infeksionet e organeve të frymëmarrjes – Infeksionet e fytit, sinusit apo mushkërive.
Faktorët e jashtëm – Hudhra, qepa, kafja, duhani.
Goja e thatë (xerostomia) – Shkaktuar nga problemet e gjëndrave të pështymës, medikamentet ose nga “frymëmarrja me gojë”.
Sëmundjet sistemike (përgjithshme) –Diabeti, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e sinusit, refluksi gastro-ezofageal dhe të tjera.
Çrregullime psikiatrike – Disa njerëz mendojnë se mbajnë erë të keqe, por të tjerët nuk e vërejnë. Kjo njihet si “pseudohalitosis”.
Simptomat
Ju nuk mund ta dini çdoherë praninë e erës së keqe. Kjo ndodh për shkak se stimujt nervor në hundë adaptohen në atë erë. Të tjerët pranë jush mund ta vërejnë dhe të reagojnë me mbrapsje koke në momentin kur ju bisedoni.

Simptomat tjera varen nga shkaktarët e erës së keqe:

Higjiena e dobët – dhëmbët janë të mbuluar me një shtresë cipe apo pllake. Mund të keni ushqim të mbetur në mes dhëmbëve dhe gingivë të zbehur dhe të ënjtur.
Infeksionet në gojë – Simptomat varen nga lloji i infeksionit. Ato përfshinë:
Mishra të skuqur apo të ënjtur të cilat mund të gjakosin lehtë, posaçërisht pas larjes së dhëmbëve.
Qelb mes dhëmbëve ose xhep qelbor në majë të dhëmbëve
Dhëmbë të luhatshëm apo ndryshime në vendosjen e protezës
Plagë të dhimbshme e të hapura në gjuhë dhe mishra
Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes – Pezmatime të fytit, gjëndrat limfatike të fytit të ënjtura, temperaturë, hundë të zëna, sekret i gjelbër apo verdhë nga hunda, kollë mukotike.
Shkaktarët e jashtëm – Njollat nga duhani në gishtërinj dhe dhëmbë, ngjyrime nga kafja në dhëmbë
Goja e thatë – Simptomat mund të jenë:
Pengesa gjatë gëlltitjes së ushqimit
Pengesa gjatë të folurit
Djegësime në gojë
Numër i lartë i karieseve
Sy të thatë (sindromi Sjögren)
Sëmundje sistemime – Simptomat e diabetit, sëmundje të mushkërive, çrregullime të veshkës apo edhe patologji të mëlçisë.
Diagnoza
Dentisti apo mjeku juaj mund ta vërejë erën e keqe gjatë vizitës në klinikë. Ndonjëherë, vetë era mund të sugjeron shkaktarin e problemit. Për shembull, “era frutash” mund të jetë shenjë e diabetit të pakontrolluar. “Erë urine”, posaçërisht te personat me rrezik të lartë për sëmundje të veshkave, tregon ndonjëherë dështim të veshkës.

Dentisti juaj do të rishikojë historinë mjekësore për ndonjë gjendje e cila mund të shkakton erën e keqe dhe për ndonjë medikament që shkakton tharje të gojës. Dentisti po ashtu mund të ju pyesë për mënyrën e të ushqyerit, shprehitë personale, kush dhe kur ka konstatuar erën e keqe.

Dentisti do të kontrollojë dhëmbët tuaj, gingivën, gojën dhe gjëndrat pështymore. Ai do të ekzaminojë kokën dhe qafën tuaj dhe do të përcakton erën gjatë lëshimit të frymës nëpër hundë dhe nëpër gojë.

Dentisti mund të ju dërgojë te mjeku familjar nëse ndonjë sëmundje sistemike është shkaktari i problemit. Në rastet e rënda të sëmundjeve të mishrave, dentisti mund të ju sugjerojë takim me periodontistin (paradontologun, apo dentistin e specializuar për probleme të gingivës).

Do të ju duhen analiza diagnostike nëse mjeku dyshon në infeksione të mushkërive, diabet, sëmundje të veshkave, sëmundje të mëlçisë apo sindromin Sjögren. Lloji i analizave do të varet nga sëmundja e dyshuar. Mund të ju duhen analiza të gjakut, teste të urinës, rëntgen të kraharorit apo sinuseve, ose analiza tjera.

Kohëzgjatja
Për sa kohë era e keqe zgjat do të varet nga shkaktari. Nëse problemi pason nga higjiena e dobët dentare, kujdesi i duhur dentar do të freskojë gojën tuaj menjëherë. Do të keni madje rezultate ende më të mira pas pastrimit të rregullt ditor me brushë dhe pe. Sëmundjet periodontale dhe apcesi i dhëmbit po ashtu reagojnë shpejt pas trajtimit të duhur dentar. Era e keqe shkaktuar nga sinusiti kronik mund të ju kthehet, posaçërisht nëse është shkaktuar nga ndyshime strukturale të sinuseve.

Era e keqe që ka shkaktar sëmundjet e përgjithshme (sistemike) mund të jetë problem afat-gjatë. Shpesh ajo mund të kontrollohet me kujdes të duhur mjekësor.

Parandalimi
Era e keqe e shkaktuar nga problemet dentare mund të parandalohet shumë lehtë me kujdes shtëpiak apo profesional. Kjo nënkupton:

Pastrimi i dhëmbëve, gjuhës dhe gingivës pas çdo ngënie
Pastrimi me pe njëherë në ditë
Shpëlarja me antiseptik oral
Vizitat e rregullta te dentisti (të paktën dy herë ne vit).
Ju poashtu mund ta luftoni erën e keqe nëse pini ujë me sasi të bollshme për çdo ditë për të prodhuar sa më shumë pështymë. Produktet tjera mund të ndihmojnë në freskimin e erës dhe parandalojnë formimin e pllakës dentare, këto mund të jenë :

Çamçakiza pa sheqer
Minte
Karota
Selino
Trajtimi
Trajtimi i erës së keqe mvaret nga shkaktari.

Kur duhet thirrur mjekun
Thirrni dentistin menjëherë nëse keni erë të keqe dhe dhëmbë të luhatshëm apo mishra të dhimbshëm dhe të ënjtur. Gjithashtu, mund të kontaktoni dentistin nëse keni erë te keqe të shoqëruar me simptomat e mëposhtme:

Temperaturë
Dhimbje fyti
Sekret postnazal
Tajim diskolorik nga hunda
Kollë me sekret
Edhe nëse ju mungojnë simptomat e mësipërme, duhet të thirrni dentistin apo mjekun nëse mbani erë të keqe pavarësisht ushqimit të mirë dhe higjienës të duhur dentare.

Ndonjëherë era e keqe mund të jetë shenjë e një gjendje mjekësore që kërkon kujdes të menjëhershëm. Nëse keni diabet, refluks gastro-ezofageal apo sëmundje kronike të mëlçisë ose veshkave, pyesni mjekun tuaj se çfarë ka të bëjë era e keqe me sëmundjen që keni.

Prognoza
Në momentin që era e keqe është diagnostifikuar, botëkuptimi mbi erën e freskët zakonisht është i shkëlqyeshëm nëse jeni të rregullt në planin trajtues të dentistit apo mjekut tuaj.