Konstruksioni dhe materialet për brushat e dhëmbëve kanë kaluar një rrugë të gjatë. Format e hershme të brushave kanë ekzistuar për afër 5000 vjet. Disa civilizime të vjetra kanë larguar ushqimin me “shkopth gërryerës,” një degë të hollë me majë të gdhendur që fërkohej për dhëmbi. Gjatë shekullit të fundit, trupi i brushave të dhëmbit u ndërtua nga ashti, druri apo nga fildishi, ndërsa fijet e saj nga derri ose kafshët tjera. Furçat me fije najloni, të cilat ne sot i njohim, u zbuluan më 1938.

Çfarë lloji të brushës duhet të zgjedhni?
Ekzistojnë dy lloje të brushave për dhëmbë: manuale dhe elektrike. Madhësia dhe forma e brushës duhet të jetë e përshtatshme për gojën tuaj, duke iu mundësuar shtrirje në të gjitha sipërfaqet. Dentisti juaj mund të ju sugjeroj për llojin që është më i përshtatshëm për ju. Pa marrë parasysh llojin e brushës që do të zgjidhni, rekomandohet të pastroni dhëmbët me brushë dy herë në ditë me pastë fluoridike për pastrim tërësor dhe mbrojtje nga paraqitja e kariesit.

Kërkoni brusha të dhëmbëve të cilat kanë vulën e organizatave botërore dentare. Kjo iu garanton se produkti është vlerësuar nga ekip ekspertësh – për siguri dhe efektshmëri sipas direktivave objektive. Për kualifikim në këto organizata, kompania duhet të vërtetojë që të gjitha përbërësit e furçës janë të sigurt për tu përdorur në gojë. Kjo nënkupton se fijet nuk duhet të jenë të mprehtë ose të dhëmbëzuar; materiali i trupit duhet të jetë fabrikuar për qëndrueshmëri gjatë përdorimit normal; fijet nuk duhet të bien gjatë këtij përdorimi; dhe furça mund të përdoret pa mbikëqyrje nga të rriturit për një zvogëlim të sëmundjeve të mishrave (gingivës) dhe pllakut dentar.

Brushat elektrike po ashtu duhet të plotësojnë kërkesat e sigurisë. Prodhuesit e këtyre brushave duhet sigurojnë fakte nga më së paku një punim shkencor klinik për të treguar që produkti është i padëmshëm për indet e buta dhe forta orale si dhe restaurimet dentare.

Brushat manuale si dhe ato elektrike munden efektivisht dhe tërësisht të pastrojnë dhëmbët. Personat që kanë pengesa në përdorimin e brushave manuale mund të ndjehen më të lehtësuar dhe rehatshëm me përdorimin e brushave elektrike. Fëmijëve përdorimi i brushave elektrike mund të ju duket zbavitëse. Pa marrë parasysh për cilat brusha do ti vendosni, zgjedhni ato që janë më lehta për përdorim që të mund ti përdorni dy herë në ditë për pastrim të të gjitha sipërfaqeve të dhëmbit.

Si duhet ta mbani të pastër brushën tuaj?
Shpërlani brushën tuaj me ujë nga rubineti pas pastrimit për ta larguar mbetjen e pastës dhe debrisit. Vendoseni brushën në pozicion nga lart dhe me mundësi tharje nga ajri derisa ta përdorni përsëri. Nëse më shumë brusha janë të vendosura në enën e njëjtë atëherë mbani brushat e ndara.

Mos e bëni rutinë mbulimin e brushave në kuti të mbyllura. Mjedisi i lagësht, siç është kutia e mbyllur, në dallim nga ambienti i hapur, ndihmon në rritjen e mikroorganizmave.

Zëvendësoni brushën çdo 3 deri 4 muaj. Fijet e brushës gjatë përdorimit hollohen dhe harxhohen dhe bëhen më pak efektive gjatë larjes së dhëmbëve. Kontrolloni fijet e brushës më shpesh dhe zëvendësoni atë më shpesh nëse ka nevojë. Brushat e fëmijëve për larje të dhëmbëve mund të duhet ndërruar më shpesh se sa brushat e të rriturve.