Orari i punës: Ha - Pr nga: 09:00 - 19:00.
V.S.Bato 2/1, 1200 Tetovë, Maqedonia e Veriut

info@prodent.mk

dentistet@gmail.com

+389 76 334 595

+389 44 334 595

KURORAT ESTETIKE

DREJTË BUZËQESHJES PERFEKTE

Mirë se vini në Prodent! Një buzëqeshje e bukur dhe me plotë vetëbesim është thelbësore për mirëqenien tuaj të përgjithshme. Kuroat tona estetike janë mjeshtërisht të krijuara për të riparuar funksionin e dhëmbëve tuaj, me një fokus në replikimin e morfologjisë natyrore, lëvizjeve të nofullave dhe referencave të fytyrës.

LINI NJË TAKIM

Na kontaktoni dhe caktoni konsultimin tuaj për kurorat estetike në klinikën tonë dentare.

Në Prodent, çdo pacient zbulon bukurinë e buzëqeshjes - sigurohuni për cilësinë e profesionistëve tanë.

Na pyesni sot

+389 76 334 595

+389 76 334 595

Një buzëqeshje natyrale me kurorat tona estetike.
Ndryshimi ndodh ne Klinikën tonë.

Morfologjia natyrore e dhëmbëve

Dentistët tanë do të kujdesen detajisht për replikimin e morfologjisë natyrore të dhëmbëve tuaj, duke siguruar që kurorat estetike të adaptohen me dhëmbët tuaj natyral. Gjithashtu ato janë të vëmendshëm në zona të detajuara si mbaresat prerëse dhe hapsirat mes skajeve të dhëmbëve fqinjë duke garantuar një pamje natyrale dhe funksion optimal.

Referencat e fytyrës dhe arkitektura e indeve

Dentistët tanë marrin parasysh referencat unike të fytyrës tuaj dhe strukturën e indeve kur dizajnojnë kurorat tuaja estetike. Kjo qasje e personalizuar siguron që kurorat të jenë të përshtatura për nevojat tuaja individuale, duke përmisuar jo vetëm pamjen e dhëmbëve por edhe harmoninë e tyre me tiparet e fytyrës dhe indet e dhëmbëve.

Lëvizja dhe funksionimi i nofullës

Kurorat estetike jo vetëm që duhet të duken të përsosura, por edhe të funksionojnë si të tilla. Dentistët tanë marrin parasysh lëvizjen natyrale të nofullës tuaj gjatë procesit të projektimit, duke u siguruar që kurorat estetike të mundësojnë një kafshim të rehatshëm dhe efektiv dhe funksionim në harmoni me dhëmbët tuaj ekzistues.

Teknologjia inovative

Klinika jonë është e pajisur me teknologjinë më të fundit, duke na lejuar të projektojmë dhe prodhojmë kurora estetike me saktësi dhe efikasitet të madh. Planifikimi digjital, pajisjet CAD/CAM dhe materialet e avancuara na lejojnë të krijojmë kurora që me saktësi imitojnë dhëmbët tuaj natyral si në formë ashtu edhe në funksion.

Ekipi ynë i ekspertëve

Dentistët tanë kanë kryer trajnime ndërkombëtare dhe janë të përkushtuar për të ofruar kujdes të jashtëzakonshëm dentar. Ata posëdojnë profesionalizëm, aftësi dhe pervojën e nevojshme për t`ju drejtuar juve gjatë gjithë procesit, nga zgjedhja e materialit më të mirë te kurorave deri në vendosjen e restaurimit përfundimtar.

Cilësi e lartë

Na ndiq:

Na kontaktoni

Blvd. Vidoe Smilevski Bato 2/1 1200 Tetovë, Maqedonia e Veriut

info@prodent.mk

dentistet@gmail.com

+389 76 334 595

+389 44 334 595

© 2026 Prodent . Të gjitha të drejtat e rezervuara.

E dizenjuar nga InOne