info@prodent.mk
dentistet@gmail.com
+389 76 334 595
+389 44 334 595
Shëndeti i dhëmbëve tuaj është prioriteti ynë dhe ne mburremi me ofrimin e trajtimeve më të avancuar dhe më të specializuara të endodoncisë së kanaleve të rrënjës. Qasja jonë unike siguron kujdes të personalizuar ndaj jush, kjo veçori e cila na veçon nga të tjerët.
LINI NJË TAKIM
Zgjidhni Klinikën Prodent për buzëqeshjen tuaj të përsosur duke ruajtur dhëmbët tuaj natyralë!

Dentistët tanë janë të kualifikuar në shumë trajnime intensive në fushën e endodoncionit duke qëndruar në vazhdimësi me studimet dhe teknikat më të fundit, ne sigurojmë që dhëmbi juaj do të ruhet dhe do të jetë funksional në shumë vite të ardhshme.
Endodontistët tanë kanë prioritet ruajtjen maksimale të strukturës natyrale të dhëmbëve tuaj, kjo ndikon në shërrimin më të shpejtë të kanalit të rrënjes dhe reduktimin e brengës pas trajtimit.
Qasja jonë e trajtimit dhe kujdesi i ekspertëve e lehtësojnë shërimin e shpejtë, duke ju lejuar të ktheheni në aktivitetet tuaja të zakonshme pa ndonjë vështirësi.
Fillojmë me një vlerësim të plotë të historisë tuaj dentare dhe mjekësore, e ndjekur nga një ekzaminim i detajuar i dhëmbit të prekur duke përdorur teknika të avancuara të imazhit për të përcaktuar rrugën më të mirë të veprimit.
Ne përdorim metoda moderne anestezike për të siguruar një përvojë praktikisht pa dhimbje. Dentistët tanë i përdorin pajisjet dhe teknikat më të fundit për të thjeshtuar procesin dhe për të minimizuar kohën e qëndrimit në karrige.

Protokolli jonë i specializuar për dezinfektimin e rrënjës në mënyrë efektive i eliminon bakteret nga kanalet e rrënjës. Ne përdorim materiale biokompatibile për t’i mbyllur kanalet duke siguruar një rezultat të suksesshëm të trajtimit dhe dhëmb të shëndetshëm në gojën tuaj.
Ofrojmë udhëzime të hollësishme për kujdes të mëtejshëm dhe bëjmë kontrolle për të siguruar që dhëmbi juaj të shërohet siç duhet. Ekipi ynë është gjithmonë i gatshmë për t`ju pergjigjur çdo pyetje që ju mund të keni.
Blvd. Vidoe Smilevski Bato 2/1 1200 Tetovë, Maqedonia e Veriut
info@prodent.mk
dentistet@gmail.com
+389 76 334 595
+389 44 334 595